Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, gjatë vizitës në fshatin Zhegër ka thënë se Komuna do të jetë strikte në monitorimin dhe zbatueshmërinë e projektit Palestra e sporteve ndonëse me vonesë po bëhet dhe kjo është vetëm fokus i ri, që Zhegra dhe njerzit e mirë të asaj gryke do ta kenë nga perkushtimi institucional.
Ja postimi i plotë i Nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajlit:
Miq,
Zhegra, është e rëndësisë së veqantë jo vetëm për Gjilanin!
Ne e kemi obligim që ta kthejmë vëmendjen në Zhegër,si në aspektin kulturor si obligim për Idriz Seferin e Agim Ramadanin, aq sa edhe per rëndësinë e lidhjes së Grykës së Karadakut përmes Stançiçit me Kumanovën.
Palestra e sporteve ndonëse me vonesë po bëhet dhe kjo është vetëm fokus i ri, që Zhegra dhe njerzit e mirë të asaj gryke do ta kenë nga perkushtimi institucional.
Zhegra do ta ketë vendin e merituar!
Bashkë e me suksese të reja!