Një këmbësore dhe një motoçiklist kanë mbetur të lënduar pas dy aksidenteve që kanë ndodhur dje në Gjilan.
Këmbësorja u lëndua pasi një person i cili ishte duke drejtuar veturën e tij me targa lokale, nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, godet këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Ndërkaq motoçiklisti ka mbetur I lënduar pasi është aksidentuar me një veturë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.