Lidhja Demokratike e Kosovë në Gjilan, para qindra njerëzve të kulturës, rinisë dhe sportit, përfshirë edhe veteranët e dy fushave, ka prezantuar programin për këta resorë të rëndësishëm, me pjesëmarrje të pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), sikurse edhe kandidati me prejardhje nga Gjilani, Avdi Pireva (88).
Mirëseardhje dhe falënderim për pjesëmarrje njerëzve të kulturës, rinisë dhe sportit, i ka uruar kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili theksoi se programi i LDK’së për këta sektorë, është program i progresit dhe afirmimit të vlerave kulturore, e sportive.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se Gjilani krenohet me të arriturat e njerëzve të sportit, kulturës e rinisë, për të shtuar se këta njerëz janë ata që e kanë mbajtur jetën gjallë jeten në kohët më të vështira, kur rrezikohej qenia shqiptare.
Kandidati Fatmir Rexhepi (20), ka shprehur falënderimin për të gjithë njerëzit që kanë bërë shumë për afirmimin e kulturës e sportit, duke theksuar se sportistët e njerëzit e artit i kanë dhënë motiv popullit të Kosovës në vazhdimësi, për të shtuar se investimi më i mirë është në sport, kulturë e rini, të cilët janë shpirti i kombit.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se më së miri e di se çka i duhet sektorit të sportit, ne vecanti, pasi vite më parë e ka udhëhequr një klub të futbollit të femrave, për të shtuar se ligjin për sponsorimin e sportit ka qenë e para që e ka votuar, përderisa u zotua në mbështetje për cdo kërkesë të tyre.
Kandidati Imet Rrahmani (35), ka deklaruar se Kosova ka talentë ne fushat përkatëse dhe shembulli më i mirë është përfaqësuesja e Kosovës dhe xhudistet dhe krejt cka u duhet njerëzve të artit e kulturës, është që t’iu qëndrojnë mbrapa në mbështetje.
Ndërsa, kandidati Faton Bislimi (44), tha se është shumë i lumtur që në Komunën e Gjilanit e kanë krijuar një mekanizëm për përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit, duke e marrë shembull në veçanti Fondin e Ekselencës, i cili do të ishte modeli më i mirë për implementim.
Kandidati Avdi Pireva (88), ka thënë se në LDK një kohë të gjatë ka punuar për sektorët e rinisë, kulturës dhe sporitit, duke shtuar se kjo parti ofron programin më të mirë dhe se këto sektore në katër vitet e ardhshme kanë me qenë prioriteti i parë i qeverisjes së Vjosa Osmanit, me 100 milionë euro investime.
Gjatë këtij takimi, kandidatët e LDK së Gjilanit kanë marrë mbështetjen më 6 tetor nga njerëzit e kulturës, rinisë dhe sportit, sikurse edhe vlerësimet e rekomandimet për t’u avancuar këto fusha jashtëzakonisht të rëndësishme të shoqërisë.