Ky institucion, që nga dita e parë e hapjes së tij ( me paratë e Bashkimit Evropian, sesa për komunarët tanë kjo ishte vetëm një ëndërr e pabërë), vazhdimisht është besdisur me organizime të komunës që nuk kanë aspak të bëjnë me të, e aq më keq po e pengojnë procesin e të mësuarit e të lexuarit të nxënësve e të studentëve si dhe, gjithashtu po I pengojnë punëtorët e bibliotekës të kryejnë punën e tyre. Nuk dihet a është bibliotekë apo sallë mbledhjesh, sallë takimesh, sallë debatesh apo sallë promovimesh.
Nuk ka periudhë kohore që lexuesit e punëtorët nuk pengohen (gjatë orarit të punës) nga zhurma, takime, llafe ne korridore, plot njerëz të ndryshëm, media, xhipa të zi, truproje, politikanë, deputet e ministra. Lexuesit, dhe ne punëtorët e bibliotekës jemi të terrizuar nga sjellja e kryetarit të komunës, I cili shumicën e aktiviteteve të komunës e ka zhvendosur në bibliotekë, qe besa edhe shumë shoqata e zhvillojnë aktivitetin e tyre aty, pa paguar fare.
Punëtorët e bibliotekës përpos që po pengohen gjithashtu edhe po keqpërdoren ngase vazhdimisht iu kërkohet që ta përshtatin sallën e leximit, të bartin karriget sa andej e sa këndej, thua se ata janë hamej e jo punëtorë shkencor.
Unë do ta njoftoj edhe zyren e BE-së në Prishtinë për këtë problem dhe do të kërkojë intervenim serioz e të shpejtë, në të kundërtën ky institucion shumë shpejt do të shndërrohet në sallë dasmash.
Kushtrim Kadriu: Biblioteka e qytetit po bëhet jofunksionale ngase aktivitetet e komunës dhe të LDK-së po e pengojnë atë
Ndani këtë artikull