Një president si Florim Zuka. Është e vështirë të gjesh precedent në futbollin shqiptar, por SC Gjilani tregon edhe njëherë modelin e një klubi profesionist që vazhdon të befasojë për të mirë edhe vetë futbollistët e ardhur këtë edicion te ‘kuqebardhët’.
Megjithëse futbollistët e kanë pritur me kokë ulur takimin me presidentin e klubit Florim Zuka për shkak të disfatës në derbi ndaj Dritës, ai e ka bërë të kundërtën, derisa përveç pagave të cilat i ka zbatuar qysh në datën 1 tetor, po ashtu ka dhënë edhe premiot e muajit shtator për tri fitoret rradhazi, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Nga 300 euro për secilin futbollist për tri fitoret e arritura në muajin shtator janë transferuar në kontot e futbollistëve në mëngjesin e së martës të 1 tetorit, teksa futbollistët në vend të kritikave dhe qortimeve kanë marrë mbështetje maksimale nga presidenti i klubit.
Zuka ka kërkuar nga futbollistët që të harrojnë ndeshjen ndaj Dritës dhe të përqendrohen maksimalisht në objektivat e radhës, duke theksuar se drejtuesit e klubit do të qëndrojnë gjithmonë prapa tyre.
I pari i klubit gjilanas gjithashtu ka dhënë mbështetje të plotë stafit teknik me në krye Gentjan Mezanit, i cili vazhdon të ketë besimin e “Talit” pavarësisht stagnimit në rezultatet e fundit.
SC Gjilani të enjten zhvillon ndeshjen e javës së tetë përballë Flamurtarit në udhëtim, teksa të mërkurën pritet të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore./Gazeta Sheshi/