Ngado që kam shkuar dhe këdo që e kam takuar, me kënaqësi kam thënë një realitet tanimë të dëshmuar; qytetarët e Gjilanit e Anamoravës janë shembulli më i mirë i urtësisë e durimit, kulturës e sportit, inxhinierisë e mjekësisë, janë njerëzit më bujarë.
Për dy vite qeverisje unë e desha vendlindjen time, Përlepnicën, e desha Gjilanin e Deçanin, Pejën e Gjakovën, Drenicën e Llapin, Prizrenin e Suharekën, Rahovecin e Kaçanikun, Ferizajin e Mitrovicën, Vitinë e Kamenicën, e desha me shpirtë Gjithë Kosovën sepse su ndala duke punuar.
Ne e deshëm Shkupin sepse përfunduam Autostradën “Arbën Xhaferi”, ne po e dojmë edhe Luginën, sepse po ndërtojmë autostradën “Agim Ramadani”. Ne i kthejmë borxhin Dukagjinit, sepse në pranverë fillojmë ndërtimin e autostradës.
Ne për dy vite në Gjilan investuam 170 milionë euro, dhe kjo përkrahje e madhe që po ndodh në Gjilan e Anamoravë, është dëshmi se ne mbajtëm premtimet dhe ato I tejkaluam shumfish.
Po përfundojmë zgjerimin e rrugës Gjilan – Ferizaj, Dje nisëm zgjerimin e rrugës për Bujanoc deri në kyçje në Autostradën “Agim Ramadani” tek Bunari I Përlepnicës.
Për 20 ditë fillojmë zgjerimin e rrugës Gjilan – Bresalc, dhe kjo është arsyeja më e fortë pse jemi bashkë për 20 vite me kryeministrin Haradinaj.
Të tjerët ishin 20 vite në parlament, 20 vite në qeverisje, herë PDK e herë LDK, e herë dyjat bashkë, dhe i pyes ata; çka kanë bë për Gjilanin dhe Anamoravën për kaq shumë vite..?
Në programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD për katër vitet e ardhshme, kemi paraparë të ndërtohen 5 diga në nivel vendi, njëra prej tyre i dedikohet Gjilanit për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.
Gjatë këtij mandati, do të përfundojmë Autostradën deri tek Dheu i Bardhë. Do të fillojmë ndërtimin e Unazës së Jashtme të Qytetit të Gjilanit, 30 kilometra e gjatë. Do të fillojmë punimet në ndërtimin e Zonës Ekonomike ku do të gjejnë vend pune 3 mijë të rinj të Gjilanit.
Intelektualët dhe Skifterat, do të gëzohen më së shumti me përfundimin e Stadiumit të qytetit në vitin e ardhshëm.
Me 6 tetor, masovikisht drejt kutive të votimit, dhe mundësisht deri në mesditë ta kryejm obligimin qytetarë. Nuk jemi të kënaqur veç me fitore, do ta bëjm edhe bindëse. Kosova bëhet shtet 100% vetëm me kryeministër Ramush Haradinajn.
E kemi dëshmuar se edhe dijmë, edhe duam, edhe përkushtohemi përveç ta ruajm Kosovën e 17 shkurtit, edhe ta bëjm shtet të respektueshëm nga jashtë, dhe të zhvilluar nga brenda.
Mobilizohuni për festën e madhe në mbrëmjen e 6 tetorit!
Falemnderit Gjilan!
Rexha 43