Kosova ka një sipërfaqe me mbi 60% të tokës pjellore e cila mundëson zhvillimin e bujqësisë dhe e cila ndikon drejtpersedrejti në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Më parë se sa të mendojmë që kjo tokë duhet punuar dhe kultivuar, duhet bërë plane, ligje të zbatueshme, që mbrojnë tokat pjellore të mos tkurrën.
FATON BISLIMI
Në interesin nacional një elitë e mirëfilltë intelektuale do të mendonte që tokat tona pjellore duhet të mbrohen aq sa edhe kufinjtë e vendit.
Mbrojtja e tokave pjellore del të jëtë një nga projektet më sensitive që kanë të bëjnë me projektet afatgjata të mirëqenjes së vendit tonë.
Te mbrosh tokën e bukës sot dhe të përkrahësh substancialisht fermerët dhe agrobiznesin tonë, është të kesh nesër të sigurtë ardhmërinë e pasardhësve.
Qeveria e Kosovës në planet e saja duhet të fus në fokus si prioritet cështjet që kanë të bëjnë me politikat bujqësore ashtu që hambari ynë elementar ushqimor të mbushet me produkte vendore e jo nga importi.
Keqperdorimi i fondeve qeveritare në emër të bujqësisë, është një nga dëmet më të mëdha që i është bërë sektorit bujqësor në Kosovë, duke subvencionuar militantët partiak të cilët pas një kohe të shkutë edhe ia kanë ndërruar destinimin këtyre fondeve.
Kosovës i duhet një bujqësi e zhvilluar dhe e qëndrueshme, e cila do të përkrahej dhe stimulohej nga Qeveria përmes politikave agrare të drejtuara kah fermeri i vertetë, dhe jo ai fantom.
#134LDK
#44FatonBislimi