Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një traktori në fshatin Dobërçan, sot rreth orës 16:40.
Rreth orës 16:40 ka ndodhur një aksident në fshatin Dobërçan. Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë. Deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës. Vetura ka goditur traktorin dhe lëndime të lehta ka marr drejtuesi i traktorit”- tha Hashani.
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe rasti është proceduar për në Gjykatë”.