Livoçi i Epërm ka organizuar të mërkurën tubim madhështor, duke mirëpritur dhe shprehur besimin e madh për pesëshen e kandidatëve të LDK nga Gjilani: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Kryetari i nëndegës, Idriz Ramadani, në emër të banorëve atje, ka deklaruar se i tërë Livoçi i Epërm janë çu n’këmbë për ta mbështetur fuqishëm kryeministren e ardhshme, Vjosa Osmani dhe kandidatët e Gjilanit.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), theksoi se mesazhin e fitores së madhe po e lexon te secili prej të pranishmëve, ndërsa kandiati Fatmir Rexhepi (20) ka deklaruar se i tërë popilli i Kosovës i ka kthyer sytë kah LDK, duke e pritur me padurim ndryshimin e madh më 6 tetor.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), u shpreh se kjo armatë e mbështetësve të LDK, përkthehet me përgjegjësi më të madhe në punë në Kuvendin e Republikës, përderisa kandidati Imet Rrahmani (35), tha se lista e LDK është listë e pastër, pa asnjë të korruptuar, e pa asnjë të dënuar.
Ndërkohë, kandidati i LDK’së me nuëmr 44, Faton Bislimi, tha se Livoçi i Epërm gjithmonë ka ditë të rreshtohet në rrugë të drejtë e në rrugë të mbarë dhe kjo rrugë është vetëm LDK më kryeministren e ardhshme, Vjosa Osmani.