Fokusi i koalicionit AAK-PSD në mandatin e ardhshëm katër vjeçarë, do të jetë zhvillimi ekonomik, por për të ndodh kjo, Kosova duhet ta ruaj tërësinë e saj, dhe kjo bëhet duke qenë këmbëngulës për ta bërë Kosovën 100% shtet. Kosova nuk guxon të kthehet në situatë të para shpalljes së pavarësisë, është urgjente të forcohet nga brenda në mënyrë që të respektohet nga jashtë. Koncepti 100% shtet është baza mbi të cilët do të bëhet edhe zhvillimi ekonomik, edhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.
Nuk ka dyshim, gjitha këto që u përmendën më lartë, i kanë të njohura banorët e lagjes “Arbëria” të Velekincës dhe ato të Zabelit, prandaj adresë e vetme serioze mbetet Ramush Haradinaj për kryeministër, dhe koalicioni AAK-PSD si ekipë. Kandidatët nga Gjilani janë pesëshja më e mirë e prezantuar ndonjëherë si ofertë për qytetarët, andaj nuk ka më dyshime; Gjilani po bëhet!