Derbi më i madh lokal në Kosovë, ai në mes të Dritës dhe Gjilanit është padyshim qershia mbi tortë e kampionatit të Superligës.
Gjithmonë karakterizohet me rekord shikueshmërie, atmosferë e kreativitet fal dy tifo grupeve, “Intelektualëve” dhe “Skifterave”.
Në derbin e javës së shtatë triumfoi Drita me rezultat 0-1, mirëpo të dy skuadrat janë dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Gjilani është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes dhe fyerje të tifozëve ndaj skuadrës kundërshtare.
Për fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë është dënuar edhe Drita me 1500 euro.