Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës dhe patriotit, Efendi Asllan Murati nga Mitrovica, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Murati. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Murati,
Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të hoxhës dhe patriotit të madh nga Mitrovica, Efendi Asllan Murati.
Hoxha Asllan Murati ka qenë mik i imi dhe i kryetarit të ndjerë të Mitrovicës, Faruk Spahia dhe do ta kujtojmë përjetë për kontributin e tij
të jashtëzakonshëm atdhetar, intelektual e fetar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, imamëve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.