Ora e verdiktit popullor po bie, demokracia e deleguar sovranit po i kthehet në dorën e tij.
Gjilani ka reflektuar gjithnjë frymën demokratike për burrat dhe gratë që kanë merituar përfaqësimin tonë politik.
Mbesin të humbur të gjithë ata që kishin në mendjen e tyre mashtrimin dhe keqpërdorimin e vullnetit e sovranit.
Përzgjedhja është në dorën tonë, demokracia urbane që ka vlerën simbolike do t’i prekë ata më të mirët, ata që dijnë me i shkaktue proceset që i duan dhe i duhen vendit.
Unë vë dorën në zemër dhe ndjejë të rrahurat e pulsit të demokracisë, i ndjejë për fëmijët tanë, familjet tona, vendin tonë të bekuar!
Ne meritojmë më të mirët për të mirën tonë, andaj do të votojmë më të mirët, dhe ata që duan të marrin votën tonë le të mendojnë gjatë për pergjegjësinë e marrë nga vota jonë.
Unë jam i emëruar, mirëpo kam kontribuar që disa tjerë sot të gëzojnë privilegjet e tyre nën hierarkinë e pushtetit, sepse dëshirojë qe edhe unë personalisht të matem dhe disa të shohin vlerën e tyre.
Bashkë e me suksese të reja!