Aksidentet e ndodhura ditëve të fundit kanë përgjakur shumë rrugë në vend, kështu duke shënuar raste të ri me lëndime në jetën e njerëzve.
Rasti më i fundit me fatalitet ishtë nê fshatin Budrigë të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të lëndruar dy persona.
Ndërsa, sot ka ndodhur shumë aksidente në Kosovë, një nga ta ishte me fatalitet, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën Lipjan-Shtime.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent. Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.