Në Komunën e Gjilanit, deri në ora 11:OO, kanë votuar 9 mijë e 88 votues, apo shprehur në përqindje 8.82 për qind, bëri me dije Ferid Shabani, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Gjilanit.
Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e parafundit nacionale thuhet se është evidente rritja e përqindjes së daljës së qytetarëve në zgjedhje, duke vënë në pah përqindjen prej 8.15 sa patën dalur deri në të njëjtën orë, në zgjedhjet e parafundit nacionale./GJILANI.INFO/