Meliza Haradinaj, përfaqësuese e koalicionit AAK-PSD në një konferencë për medie tha se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues i këtyre zgjedhjeve.
Ajo shtoi se në këto zgjedhje përqindja e votuesëve është më e madhe për 2 përqind se sa në zgjedhjet e kaluara.
“I kam tri gjëra te ndaj me ju. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të jenë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Sipas të dhenave del të jetë rezulatati më i mirë që kemi pasur këto vite. Procesi po shkon mirë pa incidente dhe pa vërejtje. Dalja del te jetë deri 30 përqind dhe krahasuar me vitin 2017 del te jetë 2 përqind më e madhe dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka deklaruar ajo.
Haradinaj u bëri thirrje komisionerëve që ta ruajnë votën pa dallime partiake.
“I ftojmë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e Kosovës. Poashtu i bëjmë thirrje gardianëve të votës ta ruajnë atë pa dallim”, përfundoi ajo./Zëri