Tanimë janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndonëse ende ka kohë për një kthesë në rezultat, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në Sheshin “ Agim Ramadani “ në Gjilan.
Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtarë afër statujës së heroit kombëtar.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë, derisa numërimi vazhdon.
Ky subjekt kishte qenë më i votuari në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara. Ajo po kryeson në shumë qendra të vendit. Shumë shpejt kësaj feste pritet të i afrohen edhe zyrtarë të Lëvizjes.