Zgjedhjet e parakohshme nacionale të mbajtura të dielën, nga 92.25 për qind të votave të numëruara, e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje (VV) si të parën në Komunën e Gjilanit.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39.90%, e përcjellur nga LDK me 27.35%dhe PDK me 16.85% ndërsa koalicioni AAK – PSD 7.03%, si dhe koalicioni Nisma – AKR – PD ka arritur t’i marrë 3.45%.