Gjilani ka kryer përgatitjet e fundit para sfidës së javës së nëntë.
Skuadra e Gentjan Mezanit do të përballet me Dukagjinin e Klinë ku synon të marrë një fitore për të vazhduar luftën për kreun e tabelës.
Por një ditë para kësaj ndeshje, Gjilanit i kanë arritur tre përforcime.
Fjala është për tre futbollistët afrikanë, Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane Sassio, Djofolo Dorgeles Culibaly, të cilët tanimë ndodhen në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sheshi.
Treshja në fjalë janë regjistruar në FFK para fillimit të edicionit dhe kanë të drejtë loje.
Gazeta Sheshi ka siguruar një foto ku shihen tre futbollistët afrikanë së bashku me drejtorin sportiv Sallah Sherifi si dhe dyshen afrikane të Gjilanit, Keita Aziz dhe Keita Razak.
Lojtarët do të shikojnë nga afër ndeshjen mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ndërsa nga dita e mërkurë do të jenë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës./Gazeta Sheshi/