Shkruan: Shefik Surdulli
A janë këto shkëndijat e para të ‘ prishjes pa e ndreqë ‘ të koalicionit LVV – LDK?!
Siç dihet tanimë, fituese e zgjedhjeve nacionale është LVV, ndërsa LDK e dyta pas saj. Ky rezultat determinon – imponon vetvetiu koalicionin qeverisës mes këtyre dy subjekteve fituese.
Dhe, përderisa LVV nuk ka asnjë opcion tjetër për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, pos me LDK-në, një autoritet i lartë i LVV-së paskësh kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, përshkak të humbjes së legjitimitetit të tij, siç është thënë, nga fitorja e thellë e Vetëvendosjes ndaj LDK-së në Gjilan, duke e ditur se z. Haziri është nënkryetar dhe shef i SHZ të LDK-së!
Vërtetë është kjo shkëndija e parë për “dështimin” e koalicionit të LVV-së me LDK-në, apo ka diçka tjetër këtu?!