Me gjasë, LDK dhe LVV do të kenë numra të barabartë të deputetëve në Kuvendin e Republikës. Rrjedhimisht, i bie që veç dy parti mund të krijojnë shumicë shqiptare.
Me Vjosën kandidate, ky është numri më i madh i votave që LDK ka marrë që prej zgjedhjeve të vitit 2004. Ne jemi krenarë me të. Me fushatën moderne që e kemi bërë për 10 ditë. Me shpresën që e kemi kthyer tek qytetarët.
Pavarësisht se nuk e kemi rezultatin final akoma, falënderim pafund 197 mijë e 702 rugovistëve që na besuan. Durim edhe pak. Ditë të mira po vijnë për Kosovën dhe LDK’në!