Drita është duke punuar edhe pse ekip klubet janë në pushim shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.
Të besuarit e Ardian Nuhiut do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore të shtunën.
Drita do të luajë me Shkëndijën e Tetovës, në stadiumin e qytetit në Gjilan, nga ora 14:30.
Te Shkëndija do të debutojë trajnerit Ernest Gjoka, që e ka marr drejtimin e skuadrës ditë më parë.
Një ndeshje që do tu shërbejë të dy skuadrave për ta mbajtur formën./Gazeta Sheshi/