Humbja e Anglisë ndaj Çekisë i ka shkaktuar probleme kombëtares sonë, mirëpo prap e kemi të mundur kualifikimin.
Këtë gjë mund ta bëjmë në këto mënyra: Fitore ndaj Malit të zi, Çekisë dhe Anglisë apo ndaj Anglisë vetëm barazim, kështu do t’i grumbullonim 17 pikë mirëpo edhe rezultatet nga ndeshjet e tjera mund të na ndihmojnë, një barazim apo fitore ndaj Malit të zi dhe Anglisë, një barazim apo fitore ndaj Bulgarisë dhe Çekisë, një barazim apo fitore ndaj Bulgarisë dhe Anglisë.
Mirëpo nëse nuk arrijmë të kualifikohemi përmes grupit atëhere e kemi edhe shansin përmes ligës së kombeve.
Na duhen vetëm dy fitore ndaj kundërshtarëve që me shumë gjasa mund të jetë Maqedonia dhe Georgia ose Bjellorusia.
Po ashtu Kosova është duke kaluar formë të mirë dhe disa nga lojtarët më të mirë janë rikthyer në skuadër për ndeshjen e të hënes që do ta luaj kundër Malit të zi, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/.