Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për skandalin e ndarjes së çmimit Nobel për përkrahësin e Millosheviqit, Peter Handke.
Çitaku edhe sot ka pasur një reagim teksa ka thënë se të gjithë anëtarëve të Akademisë që votuan për Handken, duhet t’u dërgohen foto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe në Bosnjë, shkruan lajmi.net.
Postimi i saj në Twitter:
Ne duhet t’i marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel.
T’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë.