Me 12 tetor 2019 në Gjilan në kuadër të strategjisë “Policimi në komunitet”, njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, kanë realizuar ligjëratë me shoqatën e personave me aftësi të kufizuara.
Kjo u bë me qëllim për t’i informuar rreth temave si: “Dukuritë negative në shoqëri, Duhani, alkooli, drogat, dhuna në familje, delikuenca e të miturve, krimet kibernetike, siguria në komunikacionin rrugor”, etj.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Pjesëtarët e kësaj shoqate kanë treguar interesimin e tyre për t’u njoftuar rreth Punëve dhe Detyrave të Policisë. Pjesëmarrësit kanë shprehur interesim përmes pyetjeve dhe bashkëbisedimeve me zyrtarë policorë.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar që të jetë pranë të gjithë qytetarëve të saj, me qëllim të krijimit të ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.