Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Limon Isufi, babai i komandantit të Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi.
Plak i urtë, i arsyeshëm, i mençur e shumë optimist për të ardhmen e shqiptarëve. Jeta e tij ishte plotë sfida. Një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare. U nda nga kjo botë me faqe të bardhë, ndërsa neve na la shumë fjalë të mëdha.
Prehu në paqe bacë!
Ngushëllime familjes Isufi!