Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Limon Isufit, babait të nënkryetarit të partisë së tij, Ahmet Isufit.
Haradinaj shkroi se i ndjeri ishte një njeri i ndershëm, zemërmirë e patriot, që edukoi breza në frymën e atdhetarizmit.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e bacit Limon, babait të Ahmet Isufit. Limon Isufi, ishte një njeri i ndershëm, zemërmirë e patriot, që edukoi breza në frymën e atdhetarizmit. Ngushëllime të sinqerta, kolegut tonë Ahmet Isufi dhe familjes së tij, miqve e të afërmve. I pushoftë shpirti në paqe!”, shkroi Haradinaj