26 persona kanë kërkuar dje ndihmë mjekësore pas kontaktit që këta zyrtarë të KQZ-së patën me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Të njëjtëve u raportua se iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar. Lidhur me këtë temë kanë filluar veçse hetimet, derisa sot kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Gazetën Express nga BE po thonë se janë duke pritur rezultatet që dalin nga hetimet.
Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pasi që të njejtët kishin hapur zarfet që kishin ardhur nga shteti serb.
Kështu kanë deklaruar sot gjatë ditës në një përgjigje për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë se kanë parë raportimet për fletë votimet e ardhura nga Serbia. Për të njejtët po shtojnë se janë duke pritur rezultatet që do të dalin nga hetimet.
Nga BE i kanë thënë Express-it se kjo po vëzhgohet nga afër nga Misioni për Zgjedhje i Bashkimit Evropian.
“Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq.
Në Klinikën Infektive ndërkaq janë duke u trajtuar 11 pacientë nga rasti i djeshëm e që dyshohet se janë helmuar pas hapjes së zarfeve me votat e ardhura nga Serbia. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, derisa, po pritet për rezultateve e mostrave.
Hetimet për këtë çështje ndërkaq janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sot për këtë temë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kreun e AKI-së, Shpend Maxhunin si dhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin