Pas pauzës së përfaqësueseve, të cilën skuadra kuq e bardh e shfrytëzoi në maksimum, për përgatitje sa më të mirë për vazhdimin e kampionatit, nesër rikthehet Ipko Superliga me ndeshjen hapëse mes Feronikelit dhe Gjilanit.
Në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e garave në Superligë, futbollistët e Gjilanit, sot përfunduan stërvitjet për duelin hapës të kësaj jave.Treningu i sotëm u realizua tek fusha ndihmëse, ku u punuan detajet e fundit dhe në vendosje, para takimit të nesërm i vlefshëm, për xhiron e 10-të në Ipko Superligë.
Skuadra e Gjilanit ditën e nesërme udhëton drejt Drenasit pa treshen e futbollistëve, Kushtrim Shabani,Ylli Shameti dhe Oltion Rapa, me dy të parët të cilët gjinden në fazën rikuperuese nga lëndimet e marra paraprakisht dhe Oltion Rapën, i cili u lëndua në takimin kundër Dukagjinit, ku po priten rezultatet më të detajizuara rreth shkallës së lëndimit të futbollistit të qendrës së mbrojtjes.
Pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë duel , i cili zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00, në Drenas.