Gjilani ka arritur të fitojë me rikthim në udhëtim te Feronikeli me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani ka marr edhe fitoren e tretë me radhë duke konfirmuar formën e lartë në kampionat.
Gjilani arriti të kthehet në lojë në minutën e 81-të me anë të Franc Veliut që shënoi me kokë për 1-1, ndërsa vetëm tre minuta më vonë partneri i tij në mbrojtje, Ylber Kastrati shënoi për 1-2 dhe ky doli të jetë goli i fitores.
Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e parë me 21 pikë, ndërsa Feronikeli zë vendin e pestë me 16 pikë.