Padyshim që befasia më e këndshme e këtij edicioni është Ballkani që deri të premten ka qenë lider, por fitorja e Gjilanit dhe Llapit e kanë zhvendosur në pozitën e tretë.
Derbi i javës do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Drita nuk di për humbje në tetë ndeshjet e fundit ku ka marrë pesë fitore e tri barazime, derisa Ballkani është në seri të fitoreve ku ka marrë katër radhazi, shkruan Gazeta Sheshi.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari Besfort Kasumi.