Selver Lenjani thotë se Albin Kurti ia ka borxh brezit kufitar një vizitë për ta parë vet gjendjen dhe për të shikuar mundësitë që në të gjitha takimet me delegacionin serb ta fus në rend të ditës edhe zgjidhjen e kontestit kufitar.
“Albin Kurti mund të ketë shumë angazhime dhe mund të jetë i zënë edhe me punë tjera, por rasti i Karaqevës meriton një tretman më serioz dhe një angazhim shumë më të fuqishëm, se sa kanë bërë ish kryeministrat e tjerë”, shprehet Selver Lenjani.
Lenjani thotë se Kurti ia ka borxh brezit kufitar këtë vizitë sikurse e ka borxh që në të gjitha kontaktet dhe takimet që mund t`i ketë me delegacionin serb, ta fus në rend të ditës edhe zgjidhjen e kontestit kufitar në Karaqevë.”Jam i sigurt se Kurti nuk do të veprojë ashtu siç kanë vepruar ish kryeministrat e tjerë, të cilët Karaqevën e neglizhuan në të gjitha fazat. Kurti duhet të ballafaqohet edhe me këtë sfidë me Serbinë” u shpreh Lenjani