Shqipdon Aliu që i cili ishte zhdukur tash e disa ditë raportohet të jetë gjetur pa shenja jete në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipajnit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka treguar për Gazetën Insajderi se trupi i pa jetë është gjet rreth orës 21:30 gjatë natës së sotme
“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajete. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.
“Bazuar ne te dhënat fillestare dyshohet se behet fjale për personin e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka shtuar Ahmeti.
23-vjeçari nga Lipjani, ishte zhdukur tash e disa ditë nga familjarët e tij. në media ishte raportuar se ai ishte djali i vetëm në familje.
Ndërsa para disa ditësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte njoftuar se 23-vjeçarit i kishte vdekur babai. /Insajderi.com