Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” nën ndriçimin e reflektorëve, Prishtina do ta presë në shtëpi skuadrën e Dritës, e cila është duke kaluar në një formë shumë të lartë.
Ndërkohë që një ditë para ndeshjes, tifozëria e Dritës, “Intelektualët” kanë njoftuar se nesër do të udhëtojnë për në Prishtinës për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
Nesër shkojmë në Prishtinë, për të përkrahur maksimalisht Dritën në betejën e radhës përball Prishtinës. Udhëtojmë në mënyrë sa më masive dhe të mobilizuar, në mbështetje të djemve tanë Bardhë e Kaltër, që së bashku me ne synojnë një tjetër triumf madhështor.
Ndërsa sonte prej orës 19:00 kemi mbledhjen obligative në stadiumin tonë, ku ftohen të gjithë anëtarët e tifo grupit, për të diskutuar detaje të rëndësishme rreth udhëtimit të nesërm”, thuhet në njoftimin e Intelektualëve.