Gjilani ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës.
‘Skifterat’ kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat duke quar në tri pikë diferencën nga vendi i dytë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes, ku ishte Tomislav Busic, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Ishte sulmuesi anësor shqiptar, Bedri Greca (72′), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Gerhard Progni (84′) pas një aksioni të mirë individual vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Llapi renditet i treti me 20 pikë.