Përgatitur nga fermerët, kultivuar në tokën e Gjilanit, dhe mbështetur nga Komuna, konkretisht Drejtoria e Bujqësisë, të premten organizohet “Darka e Lamës”, një aktivitet tashmë tradicional i falënderimit ndaj Zotit për bereqetin vjetor, me shijimin e produkteve dhe ushqimeve të ndryshme.
“Darka e Lamës”, është simbolikë e një kulture të gjatë te shqiptarët. Si aktivitet ka nisur të shënohet që nga koha e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithnjë ka promovuar produktet dhe bereqetin e sofrës Kosovare
Festën tradicionale të faleminderimeve ,, DARKA E LAMËS’’, e cila organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, z. Lutfi HAZIRI dhe implementohet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.
Ky manifestim do të shfrytëzohet për promovimin e produkteve vendore të cilat ofrohen nga kompanitë dhe prodhuesit Gjilanas.
Manifestimi do të mbahet në ambientet e hotelit ,, KRISTAL ’’, në Gjilan , me datë: 25.10.2019 ( e Premte ), duke filluar nga ora 16:00.