Sot, festuam datëlindjen dhe njëherit penzionimin e zyrtares së bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, znj. Hyrije Baftiu.
Kryetari komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri nëpërmjet drejtoreshës së DKRS-së, Deniza Limani, e faleminderoi znj. Hyrije për kontributin 20 vjeçar te cilën me punë dhe përkushtim të palodhur i shërbeu nxënësve dhe studentëve të komunës së Gjilanit.
Hyrije Baftiu, librare,
Znj. Hyrije Baftiu – ka lindur në vitin 1954 në fshatin Livoç i Ulët, në familjen e mirënjohur Elezi. Ajo kreu shkollën fillore në vendlindje në fshatin Livoç, ndërsa shkollën e mesme në Gjimanazin “Zenel Hajdini”, drejtimi Kulturor. Hyrije Baftiu vazhdoi studimet në Fakultetin e Jurisprudencës, por për arsye të disa rrethanave nuk mori diplomën edhe pse përfundoi të gjitha provimet e këtij fakulteti. Është grua e nënë e dëshmorëve dhe gjithashtu nënë e një djali (Korabit dhe Kosovares).
Znj. Hyrije filloi punën në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli”, në vitin 2001, dhe që nga ajo kohë është angazhuar pandalur në aktivitetin e saj si librare e zellshme dhe shumë pedante.
Kolegët e bibliotekës ia urojnë 65 vjetorin si dhe pensionim të rehatshëm.
“Faleminderit shumë për angazhimin tënd e dashura znj. Hyrije, nxënësit dhe studentët u inspiruan me punën tënde të palodhshme, motivin se shkollimi dhe leximi janë arma më e fortë e luftës për jetën” deklaroi Deniza Limani.