Tifozët e Gjilanit Skifterat mezi po presin muajin nëntor, për të kremtuar 20 vjetorin.
Bardhekuqtë nga Gjilani padyshim që janë ndër tifogrupet më të organizuara në trojet shqiptare dhe i kanë qëndruar gjithmonë besnik klubit SC Gjilani.
Në 20 vjetorin e themelimit të grupit të tyre, Skifterat kanë paralajmëruar spektakël të madh në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sheshi.
Nga 19 deri më 23 nëntor pritet të ketë shumë aktivitete në qytetin e Gjilanit në nder të 20 vjetorit të Skiftarave.
Skifterat kanë përgatitur shumë befasi të cilat do të ndodhin gjatë këtyre ditëve së bashku me futbollistët e Gjilanit.
Vlen të theksohet se tifo grupi bardhekuq janë ndër tifogrupet më të mira dhe më korrekte në futbollin kosovar.
Kalendarit të festave të Nëntorit i bashkangjitemi edhe ne me shumë aktivitete , spektakël dhe festë për Nder të 20 vjetorit tonë.
1999-2019
/Gazeta Sheshi/