Në Komunën e Gjilanit rreth 80 nxënës të katër fshatrave mësojnë në bodrumin e xhamisë!
Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë.
Në një fshat të Komunës së Gjilanit, në mungesë të objektit shkollor nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë, njofton Plus Tv.
Kjo po ndodhë në fshatin Haxhaj të Gjilanit ku tash e tre vite mësimi zhvillohet në kushte shumë të vështira në xhami.
Në shkollën e re në Haxhaj të Gjilanit me katër dhoma mësimi, tash e tri vjet nuk përfunduan punimet.
Në Haxhaj të Gjilanit nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë së fshatit. Dhomat e mësimit pa dritare, pa dysheme dhe me lagështi në të gjitha anët.
Shkolla e re me tri dhoma mësimi ka filluar së ndërtuar gati tri vjet më parë dhe nuk dihet kur do të përfundojë.
Javë më parë nxënësit e prindërit kishin protestuar duke kërkuar nga komuna zgjidhje.
Komuna e Gjilanit premton shkollë të re./PlusTv/