Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se do të përmbyllin marrëveshjen për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.
Ai ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij deri më tani janë duke dakorduar për një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti tregoi pajtimet që i kanë pasur deri më tani me VV-në, si dhe diskutimet për tematikat tjera.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.
Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.
Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.
Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.
Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike.