Me 26 tetor 2019, rreth orës 18:00 , këtu në Gjilan, Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar se persona te panjohur kanë hyrë në objektin e tij ne ndërtim e sipër dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me 28 tetor 2019 nga ankuesi prapë është marr një informatë se brenda në objektin e tij janë disa persona të dyshuar te cilët dyshoheshin se janë duke vjedhur, kabllo dhe gjësende tjera. Njësitet policore si dhe njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes në flagrancë kanë arritur ti arrestojnë dy të dyshuarit që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, të cilët kishin qenë duke kryer vjedhje te kabllove dhe pjesëve tjera të metalit brenda në objekt. Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa dëshmi, si mjete qe ata kishin qene duke i përdorur për te kryer vjedhjen. Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës Ndaj të dyshuarve caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti nën hetime.