Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan dhe Kamenicë për organizim të skemave piramidale.
Burimet e Indeksonlinet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se të të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendi tjetër të organeve të drejtësisë.
“Gjatë kontrollit në gjashtë lokacione të ndryshme, ku ishin duke u zhvilluar lojëra fati paligjshëm, janë gjetur dhe janë sekuestruar: një llaptop, dhjetë shtëpiza kompjuteri, pesë telefona, tetë TV monitorë, 1.200 € para të thata, pesë tiketa lojërash të ndryshme dhe disa tiketa të tjera”, kanë thënë në polici.
Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj k/shqiptarë dhe ata pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Një rast i ngjashëm me këtë ka ndodhur dje edhe në Ferizaj ku janë arrestuar katër të dyshuar./Indeksonline/