Parlamenti Studentor i Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan, ka njoftuar se si studentë do të bojkotojnë ligjëratat, ushtrimet dhe çdo aktivitet mësimor të universitetit për arsye se Senati i këtij institucioni nuk po merrë parasysh kërkesat e studentëve.
Dritor Mehmeti, Kryetar i Parlamentit Studentor, i ka thënë televizionit se nga universiteti është refuzuar kërkesa e tyre për mbajtjen e provimeve në afatin e nëntorit.
Mehmeti thotë se si fillim do të bojkotojnë ligjëratat nga dita e sotme prej orës 11:00 deri në orën 14:00 për shkak se nga universiteti është refuzuar kërkesa e tyre për mbajtjen e provimeve në afatin e nëntorit.
Mehmeti thotë se kanë kërkuar që edhe sivjet të mbahet afati i nëntorit me dy provime dhe të vlejë për kusht të vitit vijues. Por, ai ka thënë se kërkesat e tyre janë refuzuar nga Senati i Univerisitetit pas mbledhjes që kanë pasur, dhe për këtë në shenjë proteste shtonë se studentët do të bojkotojnë mësimin.
Në reagimin e Mehmetit, thuhet se ata po injorohen nga dekanët. “Kërkojmë që fati i nëntorit të realizohet me dy provime sepse në këtë mënyrë do t’i ndihmonin studentët që ata t’i kalonin provimet”, tha Mehmeti.
Ai ka kritikuar menaxhmentin e universitetit për keq menaxhim dhe parregullsi e shkelje të shumta për çka tha se si përfaqësues të studentëve, Parlamenti Studentor do ta ngritë zërin ndaj padrejtësive dhe ndaj parregullsive të ndryshme në këtë institucion të arsimit të lartë.