Në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit, shpesh herë kemi edhe diskutime jashtë çështjeve që trajtohen sipas pikave të parapara të rendit të ditë. Kjo u shërben disa anëtarëve të kuvendit, të “gjuajnë thumba”, njëri në tjetrin, varësisht cilit tabor i takojnë, transmeton 2LONLINE.com.
Ngucakeqi i parë në seancën e sotme ishte Bujar Nevzati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili para se të diskutojë për çështjen që trajtohej, “thumboi”, shefin e grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se Avdyl Aliut (LDK), po ia lë urimet për zgjedhjet e 6 tetorit, le ta urojë fituesin, sepse ai është për urime.
E, Aliu i LDK-së, posa mori fjalën ka uruar Vetëvendosjen në Gjilan që doli më e votuar, por edhe e “thumboi” për atë se edhe pse doli e para, kandidatët e saj nga Gjilani fituan vetëm dy ulëse deputeti, derisa sa LDK-ja, ndonëse nuk ishte e para në Gjilan, megjithatë në parlament do t’i ketë që të pesë kandidatët e Gjilanit që LDK-ja i kishte në listën e përbashkët të këtij subjekti politik.
E në këtë “lojë thumbash” u inkuadrua edhe Arianit Sadiku i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili duke iu referuar fjalës së Aliut të LDK-së, porositi Nevzatin e PDK-së që, herëve të tjera mos t’ua lë më urimet Aliut të LDK-së, sepse ai edhe “në bakllavë” ta prish, transmeton 2LONLINE.com.