Të nderuar qytetar të komunës së Gjilanit, votues të subjekteve të ndryshme politike padallim,
sot është dita kur u votua zgjatja e afatit të qëndrimit Don Boskos edhe për 15 vite ndonëse propozimi i kryetarit të komunës dhe vullenti i tij ishte që shoqatēs në fjalë t’i zgjatet ymri për 40 vjet.
Retrospektivë!
Ishte viti 2013 kur PDK e udhëhequr në kuvend nga kryetari i partisë së asaj kohe z. Izmi Zeka hodhi në votim dhënien në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektarëve një shoqate joqeveritare me prapavijë fetare katolike derisa themelimi i Universitetit me emrin e vëllaut të tij “Kadri Zeka” kishte ozurpuar objektet e një insitucioni tjetër arsimor në Gjilan.
Votimi rrodhi ashtu që korumin në sallë si gjithmonë ia bënte LDKja me shefin e saj Arben Mehmetin e cila votoi PRO vendimit derisa për të qenë i sinqertë, asambleistja e asaj kohe nga rradhët LDKsë Saranda Bllaca-Ahmeti votoi KUNDËR këtij vendimi (duke mos dashur t’i hyj në hak edhe ndonjë këshilltari tjetër komunal që e votoi kundër apo abstenoi.
Më kujtohet mirë që unë mbajta fjalimin i fundit para se të hidhej në votim dhe si duket fjalimi im i preki moralisht shumë këshilltar komunal pozitë e opozitë dhe tentimi i parë për votim ju dështoi por intervenimi i Bujar Nevzadit me pretekst se “votat nuk u numëruan mirë” krijoi mundësinë që kryesuesi ta hidhte për së dyti në votim të njejtin vendim, e që përbënte shkelje ligjore dhe me votat e LDKsë kaluan propzimin.
Ishte vota ime vendimtare nëse opozita që atëherë ishte LDK do votonte KUNDËR atëherë ishte vota ime vendimtare që ajo të mos miratohej sepse koalicioni qeverisës kishte 20 këshilltarë dhe opozita ishte me 20 sosh por ja që “mbajtja e zhagit” nga LDKja ajo u realizua.
Sot, kur ju skadoi ajo kontrata e PDKsë, tani LDKja me avazin e vjetër ia shton ymrin por përdallim nga atëherë e që kanë vepruar shumë mirë, PDK sot as në seancë nuk qëndroi bashkë me VVnë duke e parandaluar një tentim tê dytë por që me disa këshilltar e këshilltare të marrur me qera, ia paskan mbajtur zhagin edhe e paskan kaluar një vendim që nuk do të duhet të kalohej as në herën e parë e veçmas sot kur kemi edhe Universitetin Kadri Zeka por edhe shkollên model finlandez “Hello” me pronar që nuk janë JABANXHI por gjilanas dhe marrin vendime katastrofale.
Lus Allahun e madhërishëm që fëmijët e këtyre zonjave dhe zotërinjëve të bijnë në dorë të shoqit të DON IZIDOR LLUGIQIT edhe tani ndoshta këndellen me vendimet e tyre.
E ku me ra shi, në Gillan a, te ju a????!!!!