Shkruan: Izmi Zeka
Në 57 vjetorin e lindjes tënde komandant nuk kam çka të shkruaj as të them një fjalë.
Të gjallët komandant po e shtrembërojnë historinë, po e keqpërdorin historinë andaj komandant skam fjalë.
Shteti u bë komandant ama në emrin tënd edhe ata që të luftuan dje sot po shiten si engjëj.
As te shtatorja jote sot nuk do të vij. Jo që nuk kamë dëshirë as edhe respekt për luftën tënde as edhe për gjakun tënd por komandant ata të cilët në një mënyrë të vranë po sillen tek shtatorja jot.
Prandaj komandant më fal unë nuk do të jem pranë shtatores tënde sot në ditëlindjen tënde.
Zahir Pajazit u vra për Kosovën e lirë por jo për ata që e luftuan deri në rënien e rij
Komandant ti rri i qetë se Kosovën e bëre e ne të gjallët nuk ndryshuam shumë ashtu si në kohërat e mëhershme.