Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 54 aksidente trafiku, prej tyre një më fatalitet, 19 me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.
Mbrëmë në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës humbi jetën një 18 vjeçar.
Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të shtunën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.
Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 9 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.