Pas numërimit të të gjitha votave, Këshilli Qendror Zgjedhor, sot do të dalë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas burimeve të Insajderi, rezultatet pritet të publikohen rreth orës 10:30, e krejt kjo do të bëhet nëse brenda këtyre orëve nuk do të ketë asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike.
Kujtojmë se është kryer numërimi i gjitha votave të ardhura nga diaspora, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e tyre. Ndërsa ende nuk dihet për fatin e koalicionit NISMA-AKR-PD. Këta të fundit, dje pas përfundimit të numërimit të rezultateve, nisën festën e kalimit të pragut, mirëpo sipas parashikimit të hulumtuesit Armend Muja, ky koalicion nuk pritet ta kalojë pragun.
Zgjedhjet e 6 tetorit, erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, nga i pari i Qeverisë ndërsa legjislacioni i VII-të, pritet të formohet pas një marrëveshje të mundshme ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.