Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.
Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.
“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.