Gjatë ditës së djeshme, mësuesja klasore, Arta Saqipi nga fshati Uglar, ka organizuar një drek me ushqime tradicionale shqiptare, për nxënësit e saj.
Nën moton “ Ruajmë traditat ushqimet tradicionale dhe veshjet tradicionale “, mësuesja Arta Saqipi, në drekën e organizuar nga ajo, mblodhi nxënësit e saj, ku ata u panë me veshje tradicionale, duke i rikujtuar nxënësve që veshjet tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar apo kulturor.
Në fotot shihet se si nxënësit dhe mësuesja, drekojnë bashkë në ambientet e shkollës, dhe në sofrën e shtruar shihen ushqime tradicionale.